Myftinia Durres: gjyqtaria Dhurata Bilo na ka uzurpuar Xhamine Fatih

DENONCIM
ndaj gjyqëtars Dhurata Bilo (gjyqtare ne Gjykaten e Shkalles se Pare-Durres) e cila, me nje kontrate dy vjeçare qeraje te vitit 2010, (kontratë qeraje e miratuar nga ish-stafi I myftinisë) – zurpuar dhe vazhdon ta mbaj akoma pa asnje te drejte pronen e Myftinise Durres

Në pronësi dhe administrim të Myftinisë Durrës ndodhet Xhamia “Fatih” në qytetin e Durrësit, me sipërfaqe prej 1,327 m2, të vërtetuar me çertifikatë pronësie, ndërtuar në vitet 1502 – 1503, e treta për nga vjetërsia në Shqipëri dhe e shpallur monument kulture në vitin 1973.

Më datë 31.03.2010, Myftinia Durrës, ka lidhur një kontratë qeraje me afat 2 (dy) vjeçar me shtetasen Dhurata Bilo, me profesion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për një sipërfaqe toke prej 180 m2, pronë e këtij institucioni dhe pjesë e territorit historik (varrezë e vjetër) të Xhamisë “Fatih”, territor i cili gjendet i pozicionuar ngjitur me Murin Bizantin të Kalasë së Durrësit.

Ndjehemi të shtënguar për të bërë këtë denoncim lidhur me rastin në fjalë, pasiqë jemi duke pësuar një dëm moral dhe financiar nga një tjetër përfaqësues i sistemit gjyqësor, përkatësisht zj. Dhurata Bilo, që siç e sqaruam edhe më lart, aktualisht është gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, e cila përveç se nuk na e kthen pronën e marrë me qera, por edhe po e dëmton atë fizikisht e mbase edhe juridikisht.

Për të qenë sa më korrekt me ligjin, Myftinia Durrës, ka ngritur një padi civile me objekt zgjidhjen e kontratës së qerasë për mospërmbushje të detyrimeve kontraktore, për detyrimin të paguajë muajt e papaguar të qerasë etj, si dhe lirimin dhe dorëzimin e truallit, në kushtet kur kontrata e qerasë ka përfunduar. Kjo çështje eshte gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Durrës, me gjyqtar Luan Lusha i caktuar nga ish-KLD si gjyqtar i njeanshme. Ne gjykimin e zhvilluar ne Gjykaten e Shkalles e Pare – Durres, pasi ka zgjatur me vite duke u perjashtuar edhe dy gjyqtare te tjere, eshte vendosur pranimi i padise duke detyruar te padituren Dhurata Bilo te paguaje qerate, te liroje e dorezoje truallin e marre me qera si dhe duke rrezuar kunderpadine e znj. Dhurata Bilo; detyrimin per njohje pronar.

Gjithe objekti i konfliktit eshte nje siperfaqe toke prej 180 m2 te cilen Myftinia Durrës e ka prone te saj dhe ne mars 2010 ia ka dhene me qera me akt noterial gjyqtares Dhurata Bilos. E paditura ne asnje moment nuk pagoi as qerane dhe as e dorezon objektin, madje ne gjyq pretendon te njihet pronare e kesaj siperfaqe. Ndonese jemi ne nje padi qe ka te beje me detyrime kontraktuale, gjate gjykimit te zhvilluar kemi paraqitur edhe orgjinen e prones qe provon se gjyqtarja Dhurata Bilo ka te blere nga shitesit e prones ne favor te saj vetem 102 m2 dhe nderkohe ka çertifikatë pronësie per vetëm 140 m2. Ndërsa, tani pretendon te njihet pronare edhe per 180 m2 toke, te cilen ia kemi dhene ne me kontrate qeraje. Pra, e paditura Dhurata Bilo ne asnje moment nuk ka justifikuar me dokumente arkivore apo hipotekor orgjinen e prones qe ka me çertifkate pronesie. Absurd eshte fakti qe e paditura shkon akoma më tej. Nën petkun dhe autoritetin qe ligji i ka dhene, pretendon, duke abuzuar me ligjin, te njihet pronare e tokes qe ia kemi dhene me qera.

Gjykimi i kesaj çeshtjeje ne Gjykaten e Shkalles se Pare Durres filloi me date 21.02.2013 dhe perfundoi me date 07.02.2017. Pra një çështje e thjeshtë zgjidhje kontrate qeraje me qellim marrjen e prones qe kishte dhene paditesi me qera, vetem në Gjykaten e Shkalles se Pare Durrës ka zgjatur kater vjet

E paditur Dhurata Bilo ka ushtruar ankim ndaj vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Durres dhe ceshtja eshte duke u gjykuar ne Gjykaten e Apelit Durres.

Me date 29.03.2018 ishte seanca e pare gjyqesore ne Gjykaten e Apelit Durres dhe u vendos riçelja e hetimit gjyqesor per te marr sqarime shtese nga ekspertja dhe per te rimarre orgjinen e prones se te paditures Dhurata Bilo.

Ne gjykaten e Apelit Durres jane bere shume séance gjyqesore me datat e meposhte; 19.04.2018, 10.05.2018, 31.05.2018, 19.6.2018, 10.07.2018, 12.09.2018, 14.10.2018, 23.10.2018, 21.11.2018, 12.12.2018, 31.01.2019, ne te cilat u be hetim i plote gjyqesor, si dhe u muar nga ana jone nga ZVRPP – Durres orgjina e prones per te paditurën DhurataBilo (pasi vete e paditura nuk e sillte atë: shtepi me gjatesi 17 m dhe gjeresi 6 m, gjithesej 102 m2), u bë ripyetja e ekspertes dhe shtesë akt – ekspertimi, me vendim te ndermjetem u mbyll hetimi gjyqesor, u dhane konkluzionet dhe me date 14.02.2019 ishte shpallja e vendimit pas afro nje viti gjykimi vetem ne Gjykaten e Apelit Durres.

Më datë 14.02.2019 ishte vendosur seance ne te cilen gjykata do te shpallte vendimin, pas nje viti gjyim. Porse, Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur “riçeljen e hetimit per te thirrur tre eksperte ne gjykim”. Me ane te ketij vendimi per thirrjen e eksperteve synohet te hidhet poshte akti i pare i ekspertizes, me qellimin e vetem per te bere nje akti ekspertimi te ri, ndryshe nga akti i pare dhe per te hedhur poshte te drejtat tona te pronesise dhe, ne perfundim, duke bere te mundur edhe rrezimin e padise, vendimi cili do te legjitimonte vazhdimesine e uzurpimit nepermejte proçedurave gjyqesore te prones se Myftinise Durres.

Çmojme se vendimi per thirrjen e eksperteve eshte teresisht i pabazuar sepse Gjykata e Apelit Durres ka ne shqyrtim nje çeshtje fare te thjeshte, zgjidhje kontrate qeraje për 180 m2 truall te Myftinise Durres, ndersa kunderpadia e gjyqtares Dhurata Bilo eshte e provuar qe eshte e rrezuar qe ne momentin qe u zbulua orgjina e prones se saj, që e ka vetem 102 m2.
Faktet dhe rrethanat objekt gjykimi jane teresisht te qarta dhe kjo shtyrje e shqyrtimit gjyqesor eshte vetem ne interes te te paditures Dhurata Bilo, e cila nderkohe jo vetem nuk paguan qera, por edhe mban te ozurpuar prej vitit 2010 pronen e Myftinise Durres

Persa sqaruam me lart, eshte fare i qarte fakti i njeanshmerise ne vendimarrje dhe me tendece te hapur kunder interesave te Myftinise Durres, duke dale keshtu jashte objektit te gjykimit dhe duke i ardhur ne ndihme proçeduriale pales se paditur, e cila e zoteron ate me dhune dhe jashte çdo standarti normal etik dhe ligjor.

Gjithashtu theksojme se kjo siperfaqe objekt gjykimi per kthimin e 180 m2 truall, ka ndjeshmerite larte per Myftininë Durres, pasi ngjitur me te eshte institucioni arsimor Medreseja e Vajzave “Mustafa Varoshi” dhe objekti i kultit – Xhamia “Fatih”, monument kulture 400 vjeçar.

Sa shpjeguam më sipër, te ndodhur ne kushte te disfavorshme ne kete sistem gjyqësor dhe veçanerisht ne kete proçes gjyqesor, me pale te paditur nje gjyqtare te Gjykates se Shkalles se Pare Durres, Myftinia e Durrësit, po bën këtë deklaratë, për arsye se për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të trupes gjykuese dhe koleges së saj, në këtë rast e paditur prej nesh, institucionit tonë është duke iu dëmtuar juridiksht prona e dhënë me qera, nën të cilën ndodhen eshtrat e të parëve tanë, të varrosur në varrezat historike në oborrin e Xhamisë “Fatih”.

Për këtë arsye, Myftinia Durrës, kërkon prej institucioneve përkatëse që, në përputhje me funksionet dhe kompetencat që u ka ngarkuar ligji, të ndërhyjnë dhe të marrin masa per kete abuzim, si dhe te ushtrojnë kontroll në këtë dosje gjyqësore.

MYFTINIA DURRES

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne