Myftinjtë e Arabisë saudite kanë nxjerrë dekret për bojkotimin e luftës kundër Izraelit

Lideri i lëvizjes Ansarullah të Jemenit në një fjalim të tij me rastin e përvjetorit të lindjes së hazretit Muhamed (s.a.v.s), profetit të nderuar të Islamit ka deklaruar se myftinjtë e Arabisë saudite kanë nxjerrë dekret fetar për të bojkotuar luftën dhe përballjen me sionistët.

Abdul’malek Houthi kreu i lëvizjes Ansarullah në Jemen, me rastin e ditëlindjes së hazretit Muhamed (s.a.v.s), u kërkoi jemenasve që të marrin pjesë masivisht në ceremoninë që organizohet në sheshin Sana kryeqytetin e Jemenit. Nga populli im i dashur kërkoj që të marrë pjesë masivisht në festën që organizohet në sheshin Sabain të Sanas, tha në fjalën e tij Abdul’malek Houthi. Të gjithë mynafikëve dhe në krye të tyre regjimit Saudit dhe të pafeve me në krye Amerikën, u themi se kombi jemenas edhe nëse e gjithë bota lufton me të dhe jep me miliona dëshmorë, nuk do të heqë dorë nga respekti dhe dashuria për profetin Muhamed (s.a.v.s). Hazreti Muhamed është shembulli ynë dhe në të gjithë për çdo sfidë mbështetemi tek ai. Liria jonë varet nga besimi ynë dhe nëse neglizhojmë në këtë aspekt ne kemi humbur islamin dhe besimin tonë, ka thënë në fjalën e tij kreu i lëvizjes Ansarullah. Abdul’malek Houthi, dënoi regjimin Al Saud se ka lejuar futjen e një sionisti në mauzoleun e hazretit Muhamed (s.a.v.s) ndërkohë që ka ndaluar futjen e mijëra myslimanëve në këtë mauzole dhe tha se myftinjtë e regjimit saudit nxjerrin dekrete për të bojkotuar luftën me sionistët ndërkohë që ata nxjerrin dekrete në mbështetje të luftës kundër myslimanëve në Jemen. Kreu i lëvizjes Ansarullah kërkoi forcimin e frontit të brendshëm në Jemen dhe tha se duhet hequr dorë nga përhapja e lajmeve negative nëpër media të cilat kënaqin agresorin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne