Bota Rajoni

Myftiu i Greqisë: Irani i përket Botës Islame

Myftiu i Madh i Greqisë, Hafiz Xhemali vizitoi qendrën kulturore iraniane në kryeqytetin grek Athinë të shtunën gjatë të cilit u takua me Ali Muhammed Hilmi, atashe kulturor i Iranit në Greqi.

Gjatë takimit, të dy palët diskutuan mënyrat e mundshme për të zgjeruar lidhjet kulturore dhe fetare midis dy vendeve.

Në fillim të takimit, atasheu kulturor i Iranit theksoi rëndësinë e unitetit brenda bashkësisë islame dhe dënoi politikat e disa vendeve islamike për mbështetjen e grupeve tekfiriste dhe prishjen e imazhit të Islamit:

“Islami është feja e paqes dhe vëllazërisë; por për fat të keq disa politikanë të rinj dhe të papërvojë në disa vende muslimane po ndjekin një rrugë që përfiton armiqtë e Islamit dhe shkakton sektarizëm brenda komunitetit musliman “.

Duke theksuar se Konferenca e Unitetit Islamik do të mbahet në të ardhmen e afërt në Iran, z.Muhammed Hilmi mirëpriti Hafiz Xhemalin për të marrë pjesë në conference duke pohuar:

“Republika Islamike e Iranit ka mbështetur gjithmonë Unitetin Islam dhe mbajtjen e një ngjarjeje të tillë ndërkombëtare në unitetin islam është një tjetër dëshmi e përpjekjeve të tilla “.

Mufti i Greqisë, Hafiz Xhemali pohoi gjithashtu, “Republika Islamike e Iranit i përket të gjithë Botës Islamike; ky vend arriti të realizonte një revolucion të madh dhe unik islam nën udhëheqjen e të ndjerit Imam Humejni, Irani gjithmonë ka kërkuar përfitimin e të gjithë komunitetit islamike dhe promovon unitetin midis vendeve muslimane “.

Burimi : Hawza News/ ML