Shqiperia

Myftiu i Shkodrës mban qëndrim të prerë në hutben e xhumasë kundër së keqes LGBT

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i njohur për qëndrimet e tij të prera publike për çështje të me ndjeshmëri të lartë shoqërore, ka shprehur sërish shqetësim në lidhje me mbështetjen politike e shtetërore të komunitetit LGBT.

Në fjalimin e së premtes, Sytari i ka lëshuar një apel shoqërisë, sidomos prindërve e vendimmarrësve, që sipas tij, tw mos lejojnë degradimin moral të familjes dhe shoqërisë

“Po ndjekim prej vitesh përhapjen e alkoolit, basteve, kumarit, ku shumë familje po prishen nga këto.

Po ndjekim me shqetësim përhapjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike e çfarë nuk po dëgjojmë në këto kohë.

Çfarë është kjo liri që i jep liri fëlliqësisë të prezantohet si vlerë? Nëse thirrja për të ruajtur vlerat e njeriut është radikalizëm, e kemi për nder të jemi ekstremistë.

Nuk kanë dëshirë të na lejojnë të flasim.

A mundet të hesht zëri i besimit për fëlliqësitë? Kur të ndodhë kjo do të ndodhë kijameti.

Në emër të Myftinisë së Shkodrës, ftoj banorët e Shkodrës, e veçanërisht rininë, që të distancohemi nga këto vepra të ndyra.

U drejtohem deputetëve të Shkodrës, pa dallim partie, që të ruajnë vlerat e tyre dhe shoqërisë kur bëhet fjalë për legjitimin e këtyre fëlliqësirave. Nëse ai ngre dorën për t’i legjitimuar këto të zeza, atëherë nuk ka fytyrë për të na dalë përpara”, u shpreh kleriku i njohur mysliman.

OPINIONE