Myftiu i Shkodrës thirrje diplomacisë shqiptare: Riktheni fëmijët që janë Siri, s’kanë faj për gabimet e prindërve

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i ka bërë thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë. Duke marrë shkas nga rasti i Alvin Berishës, 11-vjeçar i që mbahet në kampet e ISIS në Siri, imam Muhamed Sytari, tha se ajo që ka ndodhur në Siri është një zullum i madh, të mashtruar nga propaganda false.

“Familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propaganda false të atyre ditëve të kthehen një orë e më parë në vendin e tyre sepse nuk kanë faj fëmijët e tyre për gabimet e prindërve dhe normalisht diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj një rol vendimtar qofte edhe për kthimin e një fëmijë dhe çdo fëmijë, por edhe çdo shqiptar është i shenjtë për tokën tonë dhe ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tonë dhe nuk tërhiqemi as nuk e ndryshojmë thirrjen tone për asnjë arsye sepse është një thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshe”, tha Muhamed Sytari.

Ditën e djeshme në emisionin gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene” publikuan historinë e 11-vjeçarit, Alvinit i cili mbahet në kampet e ISIS në Siri. Ai ka lindur në Itali, nëna e ka marrë 6-vjeç në 2014 dhe iku në Siri për t’iu bashkuar ISIS, ndërsa tani është 11-vjeç. Ajo ndodhej së bashku me bashkëshortin e ri, një xhihadist dhe tre fëmijët e saj. Gjatë bombardimeve ku humbi jetën nëna e tij djali është plagosur në këmbë.

Për këtë rast ka pasur një prononcim nga vetë kryeministri Edi Rama i cili tha se është e vështirë nxjerrja e tij dhe bashkimi me babanë, por ka një plan me partnerët për t’i larguar nga ato kampe./Shqiptarja/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne