Myslimanët e Arakanit kërkojnë të drejtat e tyre

Mijëra myslimanë të Arakanit (Rohingya), të cilët u strehuan në Bangladesh për të shpëtuar nga persekutimi në Mianmar, zhvilluan një protestën për të drejtat e tyre në kampet ku ata ndodhen në vitin e dytë të largimit të tyre nga Mianmari.

Drejtori i policisë në Cox’s Bazar, A.B.M. Masud Hossain, ka bërë të ditur se rreth 50 mijë refugjatë të Arakanit kanë zhvilluar një marshim të qetë protestues në kampet ku ata qëndrojnë.

Në kampin e refugjatëve Kutupalong gjatë marshimit të tyre ata kanë mbajtur në duar pankartat me mbishkrimet “Kurrë më! Dita përkujtimore e gjenocidit Arakan”,” Na riktheni shtetësinë tonë!”.

Është vërejtur se janë mbushur me lotë shumica e atyre që kanë marrë pjesë në lutjen gjatë marshimit për myslimanët e Arakanit që kanë humbur jetën nga sulmet e ushtrisë dhe milicëve budistë në Mianmar.

Muhib Ullah, një nga organizatorët e protestës tha se po përpiqen t’i shpjegojnë botës se kërkojnë t’u rikthehen të drejtat e tyre, nënshtetësitë, shtëpitë edhe territoret e tyre. “Mianmari është atdheu ynë, ne jemi arakanezë”, tha Ullah.

Në vitin 2012 në Arakan u shfaqën konflikte mes budistëve dhe myslimanëve, ku si pasojë e ngjarjeve mijëra persona, nga të cilët shumica myslimanë, u masakruan dhe qindra shtëpi dhe biznese u dogjën. Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë filluan dhunën masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme më 25 gusht 2017 në stacionet kufitare në Arakan.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka njoftuar se 900 mijë myslimanë të Arakanit pasi kanë ikur nga përndjekja në Mianmar që nga gushti 2017 jetojnë në kampet e refugjatëve në Bangladesh si dhe i ka bërë thirrje për qeverisë së Mianmarit që të sigurojë kushtet e nevojshme për kthimin e tyre në vend.

Organizatat ndërkombëtare dhe ato të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër myslimanëve Rohingya të Arakanit e konsiderojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Qeveria e Mianmarit, e cila kufizon në masë të madhe hyrjen e organizatave dhe mediave ndërkombëtare në rajonin e Arakanit, deri më tani nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë lidhur me rikthimin e myslimanëve të Arakanit.

Në raportin e bazuar në imazhet më të fundit satelitore nga dhjetori 2018 deri në qershor 2019, Instituti Australian i Politikës Strategjike (ASPI) me qendër në Australi tha se përgatitjet e Qeverisë së Mianmarit për kthimin e refugjatëve nuk ishin të mjaftueshme.

Në nëntor të vitit të kaluar, plani për rikthimin e rreth 2.000 myslimanëve të Arakanit në Mianmar u pezullua sepse ata nuk donin të ktheheshin në Mianmar pa mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Së fundmi asnjëri nga 3.500 myslimanët e Arakanit për të cilët Mianmari miratoi rikthimin e tyre këtë muaj, nuk pati dëshirë të kthehet në Mianmar.

Organizatat e të drejtave të njeriut, në lidhje me rikthimin e myslimanëve të Arakanit pa sigurimin e ambientit të përshtatshëm dhe të sigurt, shprehin shqetësimin se kjo do të shkaktojë një fushatë të re të spastrimit etnik. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne