Myslimanët e Etiopisë protestojnë pas djegjes së disa xhamive

Nga: Addis Ababa

Gjatë ditëve të fundit, disa mijëra muslimanë në të gjithë Etiopinë protestuan kundër djegies së katër xhamive në rajonin e Amhara. Sulmet e 20 dhjetorit në qytetin Motta gjithashtu synuan bizneset me pronarë myslimane. Myslimanët kanë bërë thirrje që autorët të nxirren para drejtësisë.

Kryeministri Abiy Ahmed i ka quajtur sulmet “përpjekje të ekstremistëve për të prishur historinë tonë të pasur të tolerancës fetare dhe të bashkëjetesës.” Trazirat e fundit me bazë etnike në disa pjesë të vendit në disa raste kanë marrë formë fetare.

Studiuesi i shquar musliman, Kamil Shemsu tha të martën për Associated Press se ka “aktorë politikë që duan të hedhin një grup fetar kundër një tjetri” dhe fajësuan rolin negativ të aktivistëve dhe videove të qarkulluara në internet.

Zyrtarët rajonalë të Amhara thanë që ata kanë arrestuar 15 të dyshuar në lidhje me sulmet. Komandanti i policisë Jemal Mekonnen u tha mediave shtetërore se sulmet duket se u shkaktuan nga lajmet për një zjarr që shpërtheu në një kishë ortodokse disa ditë më parë. Zyrtarët rajonalë u kritikuan për reagimin e tyre të ngadaltë dhe paaftësinë e tyre për të ndaluar sulme të ngjashme. Shumë komunitete në Etiopi kanë parë demonstrime përfshirë kryeqytetin, Addis Ababa./Gazetaimpakt/dailysabah/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne