Myslimanët kërkojn të bojkotojnë produktet kineze në lidhje me “abuzimet” që u bëhen ujgurëve

Nga: Ted Regencia

Vendet muslimane duhet të iniciojnë një bojkot të produkteve kineze, ka thënë një predikues musliman me ndikim në Malajzi, duke bërë thirrje të ndalojnë paraburgimin e uigurëve etnikë, të paktën një milion prej të cilëve raportohet se mbahen kundër vullnetit të tyre në provincën Xinjiang të Kinës.

Mohd Asri bin Zainul Abidin, jurist i lartë islam në Malajzi, Perlis, tha se udhëheqësit politikë dhe fetarë nga bota muslimane duhet të ushtrojnë më shumë presion ekonomik dhe diplomatik mbi Pekinin për trajtimin e tij dhe abuzimin e pretenduar të të drejtave të njeriut të grupit të pakicës muslimane që jeton në provincën e tij perëndimore.

“Ne duhet të shkojmë deri në masën e bojkotimit të produkteve të Kinës. Ata e dinë forcën e fuqisë tonë blerëse”, tha Mohd Asri për Al Jazeera gjatë një samiti të vendeve me shumicë myslimane në kryeqytetin Malajzian, Kuala Lumpur.

“Vendimi duhet të merret në nivelin më të lartë të vendeve myslimane dhe ulematë “dijetarë fetarë dhe kujdestarë” për të adresuar çështjen ujgure, tha Mohd Asri, i cili më herët u tha pjesëmarrësve në samit se gati dy miliardë myslimanë duhet të nxehin muskujt e tyre ekonomikë dhe të ndikojnë mbi politikat në të gjithë botën.

“Ne duhet të bëjmë diçka, sepse ujgurët janë vëllezërit dhe motrat tona”, shtoi ai.

Shumica e vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) kanë qenë shënjestra e kritikave nga avokatët e të drejtave ujgure për “heshtjen” e tyre mbi çështjen ujgure.

Në korrik, më shumë se 20 vende votuan për herë të parë për një rezolutë përpara Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut duke kërkuar dhënien fund të ndalimeve masive të ujgurëve në Xinjiang.

Por 14 shtete anëtare të OIC u bashkuan me 23 vende të tjera në anën e Kinës, duke vlerësuar “arritjet e saj të jashtëzakonshme në fushën e të drejtave të njeriut”.

Në nëntor, Dolkun Isa, një udhëheqës i lartë i ujgurëve të mërguar në Evropë, tha se nuk ka asnjë justifikim për heshtjen e botës, dhe gjithashtu u bëri thirrje vendeve të ndërpresin lidhjet tregtare me Pekinin.

Të martën, Charles Santiago, një anëtar i Parlamentit të Malajzisë në koalicionin qeverisës, u kishte kërkuar udhëheqësve që të ngrinin çështjen ujgure në samitin e Kuala Lumpur.

Midis vendeve me shumicë myslimane, Malajzia ishte partneri më i lartë tregtar i Kinës në vitin 2018, me një eksport të vlerësuar prej 45.8 miliardë dollarë, sipas Qendrës së Tregtisë Ndërkombëtare në Gjenevë.

Ndërkohë, Kina regjistroi një rekord eksporti me vlerë 76.9bn dollarë në vitin 2018 në Indi, e cila ka një popullësi myslimane prej 200 milionë.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, ekzistojnë rreth një milion ujgurë të arrestuar në Xinjiang.

Sidoqoftë, Randall Schriver, zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane i ngarkuar për Azinë, tha në maj se shifra ishte “afër tre milion qytetarëve” që përfaqëson pothuajse një të tretën e 10 milion popullsisë ujgure.

Aktivistë dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë akuzuar gjithashtu Kinën se po përpiqet të fshijë gjuhën ujgure, kulturën dhe fenë, duke i detyruar ata të heqin dorë nga traditat dhe besimet fetar islam, siç është vendosja e shamisë tek gratë dhe mjekra në fytyrë tek burrat. Myslimanët gjithashtu janë ndaluar të agjërojnë gjatë Ramazanit.

Kina ka mohuar që ujgurët po mbahen kundër vullnetit të tyre. Pekini i ka përshkruar objektet si “qendra trajnimi” ose kampe “riedukimi” që synojnë të kundërshtojnë “kërcënimin terrorist” dhe “ekstremizmin” në Xinjiang. Pekini gjithashtu mohon çdo keqtrajtim të ujgurëve.

Muhamed Ljevakoviç, një drejtues nga Bosnja dhe Hercegovina në samitin e Kuala Lumpur, tha se shumica e vendeve pjesëmarrëse janë “miq të Kinës”, kështu që nuk ka “asnjë shans” për të përballuar edhe më fuqishëm Pekinin për çështjen ujgure.

“Miqtë janë munduar t’i tregojnë njëri-tjetrin të vërtetën, dhe miqtë duhet t’u thonë atyre se ajo që po ndodh tani nuk është e mirë për Kinën, dhe natyrisht jo e mirë për ujgurët. Por njerëzit kanë frikë të flasin atë që kanë në mendjen e tyre”, i tha ai Al Jazeera.

“Kjo është arsyeja pse ne nuk bëmë një rezolutë të plotë këtu sepse njerëzit janë duke u përpjekur që diplomatikisht të mos thonë asgjë”./gazetaimpakt/ aljazeera/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne