Myslimanët londinez goditen nga një kamion teksa po dilnin nga namazi i teravive

Dhjetëra këmbësorë janë plagosur pasi u goditën nga një kamion pranë një xhamie në Londër.

Dëshmitarët thanë se mjeti goditi besimtarët mysliman që po dilnin nga xhamia, pasi kishin falin namazin e teravive.

Videoja e marrë nga vendi i ngjarjes shfaqte njerëz të plagosur dhe të palëvizshëm në trotuar, ndërkohë që turma e kishin rrethuar një burrë të bardhë që besohej të ishte shoferi.

 FOTO: Shërbimet emergjente shihen pranë Finsbury Park pasi një makinë ka goditur këmbësorët më 19 qershor (Reuters)
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se oficerët e policisë u thirrën në orën 12.20.“Zyrtarët janë në vendin e ngjares bashkë me shërbimet emergjente,” shtoi ai. “Ka një numër të të plagosurve në vendngjarje, ndërsa një person është arrestuar. Kërkimet ende po vazhdojnë.”

 

finsbury-park-scene2.jpgFOTO: Reuters

Sipas policisë, nuk ka asnjë indikacion të menjëhershëm se incidenti në Finsbury Park ishte i lidhur me terrorizmin. /

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne