Rajoni

Myslimanët në Athinë kalojnë një Bajram tjetër pa xhami

Besimtarët myslimanë në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku nuk ka xhami, edhe një Bajram tjetër e festuan në mesxhidet nëntokësore.

Mbi 200 mijë myslimanë të Athinës e cila nuk ka xhami të hapur për obligim, falën namazin e Bajramit në bodrumet e ndërtesave që i kanë shndërruar me mundësit e veta.

Qindra besimtarë nga shtete të ndryshme u takuan në Qendrën e Arsimit dhe Kulturës Greko-Arabe në lagjen Moshato. Pas namazit besimtarët uruan njëri-tjetrin për festën e Fitër Bajramit.

Gjithashtu edhe Minoriteti mysliman turk në Trakinë Perëndimore, në ditën e parë të Bajramit mbushën xhamitë në qytetet Komotini dhe Ksanthi. (AA)

OPINIONE

INTERVISTA