Myslimanët në Gjermani ndihmojnë emigrantët

Një sondazh më i fundit bënë të ditur se gjysma e myslimanëve në Gjermani janë aktivë në ndihmesën ndaj refugjatëve.

Siç raporton e përjavshmja gjermane “Spiegel”, në një sondazh të publikuar të mërkurën bëhet e ditur se myslimanët në Gjermani kanë qenë më aktivë se sa të krishterët në ndihmesën ndaj emigrantëve. 44% e myslimanëve në Gjermani deklaruan se gjatë vitit 2016, kanë dhënë ndihma për refugjatët në një kohë që në vitet 2013 dhe 2014, vetëm 16% e myslimanëve kishin marrë pjesë në aktivitetet e ndihmës për emigrantët. Në këtë sondazh morën pjesë mbi 10 mijë myslimanë në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, Angli dhe Turqi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne