Myslimanët nga Kosova bëjnë lutje pas 236 vitesh në tyrben e Shejh Mustafa Bagdadit në Beograd

12 besimtarë muslimanë, shejhë dhe dervishë nga Kosova, të dielen kanë shkuar në Serbi për të bërë lutje pas 236 vitesh për Shejh Mustafanë.

 

Sipas mediave serbe, kjo është lutja e parë në këtë Teqe pas 236 vjetësh. Tyrbja Sheh Mustafai i është kushtuar Mustafa Bagdadit. Besimtarët muslimanë të prirë nga Shejh Përparimi, bënë lutjet në tyrben e Shejh Mustafasë në Beograd.

Brendësia e Teqes është e mbuluar me mbishkrime nga Kurani, derisa në mes ekziston sarkofagi i cili shënon varrin e Sheh Mustafait.

Përparim Shehu, udhehqës i dervishëve nga Gjakova, ka thënë se bëhet fjalë për tarikatin më të vjetër në tërë Ballkanin, kryesisht në Gjakovë, Ulqin dhe Maqedoni.

Siç thotë ai, Sheh Mustafai i cili është varrosur në tyrbe ka pasur lidhje me familjen e tij e cila ka amanet që ta vizitojë këtë vend.

Qëllimi i vizitës ka qenë interesant pasi i pari i fisit të tyre, ishte Shejh Ali Kollqia e kishte kurorëzuar me titullin Shejh para shumë vitesh Shejh Mustafanë.

“Kam amanet nga të parët e familjes që të vizitoj këtë të nderuar Shejh Mustafan sepse është kurorëzuar me titullin Shejh nga i pari i trungut tonë familjar Haxhi Shejh Ali Kollqija”.

“Kemi dokumente për këtë dhe jemi duke u përpjekur t’i përkthejmë pasi që janë në gjuhën e vjetër persiane dhe po shkon pak ma me vështirësi”, ka thënë Shejh Përparimi për qëllimin e vizitës në Serbi.

“Ky ziqër (lutje) po ndodh për herë të parë pas 236 vjetësh”, iu ka thënë ai gazetarëve.

Përveç dervishëve nga Gjakova, aty kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Peja dhe Prizreni.

Në pyetjen se pse pikërisht sot është organizuar vizita dhe se a bëhet fjalë për ndonjë datë të rëndësishme, Përparim Shehu ka thënë se kjo ka të bëjë me organizimin dhe se kështu janë marrë vesh me Bashkësinë Islamike të Serbisë.

 

Shejh Përparimi, mediave në Beograd para ritualit u kishte thënë të mos i bëjnë pyetje politike sepse është fetar dhe qëllimi i shkuarjes së tij atje ka qenë fetar.

Mirëpo, lajmet nga mediet serbe dhe ruse nuk kishin të ndalur me tituj si: “Nacionalizimi shqiptar po përhapet dalëngadalë edhe në Serbi”, e tituj të tillë.

Madje ato u përkthyen edhe nga mediet shqiptare. Kjo gjë e ka nevrikosur mjaft shumë Shejh Përparimin.

“Jemi kthyer mbrëmë, mirë kaluam shumë por kur erdhëm në Kosovë u zhgënjyem sepse mediet kosovare kanë marrë material nga serbët, kanë marrë shkrime nga mediet serbe dhe nuk e kanë publikuar atë se çka kam folur unë dhe qëllimin e vizitës por e kanë devijuar krejt këtë vizitë”, ka thënë Shejh Përparimi për Insajderin.

12 besimtarët të tarikati Sadi përfunduan lutjet e tyre për Shejh Mustafanë pas me shumë se dy shekuj. Ata u mirëpritën nga Bashkësia Islame Serbe në krye me Muhamed Nasrin ndërsa për sigurinë e tyre u përkujdesën Policia Serbe. /ballkani

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne