Myslimani afrikan shpëton fëmijën në katin e katërt të pallatit, francezët e shpërblejnë me nënshtetësi dhe i gjejne një vend pune

Muslimani emigrant nga Mali i cili tanimë po njihet si një hero dhe të cilit i është vendosur nofka “Muslimani SpiderMan” i Parisit, mori nënshtetësinë franceze dhe fitoi një vend pune në shërbimin zjarrfikës të vendit.

Mamoudou Gassama, djaloshi mysliman nga Mali, i cili u kacavjerr duke hipur nga një ballkon në tjetrin për më pak se 30 sekonda për të arritur deri te fëmija, u incizua nga syri i kamerës ndërsa u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale.

Prej atij momenti ai vazhdon të krahasohet me superheroin e filmit Spiderman.

Gassama tha se kishte arritur në Francë disa muaj më parë, duke ëndërruar të ndërtonte një jetë të re në këtë vend, ndërsa mëngjesin e se hënës u fotografua në një takim me presidentin Macron në Pallatin Elysee.

Presidenti Emmanuel Macron e falënderoi atë personalisht. Macron bëri të ditur se emigrantit nga Mali do ti dhurojë nënshtetësinë franceze dhe do të i ofrohet nëj vend punë në njësitin e zjarrfikësve.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo gjithashtu vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte.

Ai kishte mbërritur nga Mali pak muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën në Francë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne