Shqiperia

Nёse secili do tё trajtonte njё zyrё shteti ashtu si Edi Rama…


Zyrat dhe ambjentet e administratёs shtetёrore janё pasuri publike dhe i takon qytetarёve dhe jo individёve qё punojnё nё to.

Nё zyrat mё tё larta tё administratёs shtetёrore spikasin zakonisht si orendi zbukurimi por edhe nё shenjё respekti foto tё simboleve kombёtare.

Njё rast shkova nё njё zyrё gjykatёsje dhe mu duk sikur kisha vajtur nё kishё , e kishte mbushur gjithё ikona aq shumё sa mund tё harroje ku ishe.

A kishit menduar qё kryeministri i vendit ёshtё i pari qё nuk respekton ambjentin e punёs madje e pёrdhos me shijet e tij tё cuditshme personale sikur tё ishin zyra tё njё biznesi privat? Vallё e ka trashёguar nga babai kёtё zyrё apo qytetarёt ia dhanё me mirёbesim qё tё punonte pёr ta?

Vendosja e njё rrjete basketbolli, shumё topa basketbolli e disa bluza nё zyrёn e kryeministrit tё vendit, sikur tё ishte njё dhomё adoleshenti tё papjekur, tregojnё se pёr cfarё e paguajnё shqiptarёt kryeministrin e tyre : pёr tё luajtur me top ashtu si me fatet e kёtij vendi…

Nёse dikush nga administrata do tё kishte bёrё dicka tё tillё nё zyrёn e tij, do tё shikonim shpalosje identitetesh tё ndryshёm interesante e sdo tё dallonim mё zyrat e shtetit nga dhomat personale tё shtёpisё.

A i fyen vallё kryeministri simbolet kombёtare kur me top mund tё godasё kokёn e Ismail Qemalit tё varur aty nё mur si foto?

Për të gjithë ata që nuk kanë pasur fatin të shkelin në ato korridore Rama zbuloi pa dashje edhe ato hapësira mjaft të rezervuara, ndërsa pa dashje tregoi edhe ndonjë detaj interesant. Kështu për shembull në paradhomën e zyrës së tij qëndron koshi i basketbollit. (foto poshtë) Mund të jetë selia e vetme kryeministrore në Europë, por ndoshta edhe në botë që të ketë një aksesor të tillë në këtë zyrë mjaft të rëndësishme.


Sapo hyn në zyrën e kreut të qeverisë vihet një mori topash basketbolli dhe disa bluza të varura.


Më tej mbi nga dollapët e zyrës shihet një shishe. Mbishkrimin e ka “Juventus” skuadra e tij e preferuar, por nga forma nuk do të ishte çudi që ajo të përmbajë ndonjë alkool të fortë.


Në krah të shishes “Juventusit” disa kuti në gjuhën kineze. Dhurata ndoshta.


Më tej fotoja e Ismail Qemalit. Ndërsa nuk pranoi të mbajë foton e Bujar Nishanit si President i Republikës si zor Rama të mbajë foton e Ilir Metës në zyrën e tij.


E mbyllin më tej të tjera orendi ndërsa siç shihet e gjithë zyra është e veshur me grafikat e kryeministrit.

Kreu i qeverisë u mundua ta mbajë kamerën të drejtuar nga poshtë lartë duke treguar më së shumti tavanin, por disa detaje nuk mundi t’i fshehë.

OPINIONE