NACIONALIZMI vs. ATDHETARIZMI NDER SHQIPTARE

Azem Kovaçi

 

NACIONALIZMI

Nacionalizmi në përgjithësi u drejtohet supozimeve, ekzagjerimeve, arsyetimeve të gabuara, përbuzjeve te tjereve, dhe lavdërimit të papranueshëm të vetvetes, dhe më e keqja nga të gjitha, përfshihet në shtrembërimin e historisë, modelimin dhe shkrimin e fabulave. Zakonisht bazohet tek faktet historike te shtrembëruara dhe te kthyera në mite imagjinare pasi i frikësohet realizmit historik dhe social.

Promovon figura ‘kombetare’ qe u intereson atyre per qellime te caktuara te tyre .Pra,jo me meritokraci por agjenda.

Ky lloj Nacionalizmi gjithashtu po kontribon në perçarjen e brendshme te kombit dhe destabilizimin e vendit..

Nacionalizmi dhe nacionalistet nen petkun kripto-krishter kërkojne dhe faktikisht vendosin se kush është dhe nuk duhet te jete pjesë e kombit…pra duhet te plotesosh “kriteret” e tyre (nder to edhe fene).

keshtu. .. duke nxitur urrejtje/inkurajuar qëndrime dhe politika perçarese/diskriminuese/përjashtuese dhe paragjykuese ndaj kujtdo brenda kombit që nuk identifikohen si pjesë e “atyre”…

Pra me pak fjale versioni i Nacionalizmit te tyre eshte perçares qe inkurajon idene “Ne” vs “Ata”. Ju nuk jeni shqiptare se nuk jeni si “ne”.

Keta celula kancerogjene qe jane kunder shqiptareve muslimane (te cilet perbejne shumicen e kombit dhe pa muslimanet shqiptare 80% nuk do te kishte më komb), I meshojne idese dhe stilit te tyre te nacionalizmit.

ATDHETARIZMI / PATRIOTIZMI

Atdhetarizmi/ Patriotizmi është ndjenja e dashurisë dhe e përkushtimit te individit me atdheun e tij.

Nenkupton. ..

..kushdo qe ndjehet shqiptar eshte i tille. Pra, Atdhetarizmi eshte gjitheperfshires gjitherespektues,, pranues dhe harmonizues.

Atdhetarizmi te jep..

a) Dashurine e veçantë për vendin e tend.

b) Ndjenjën e identifikimit personal me vendin tend.

c) Shqetësimin tend te veçantë për mirëqenien e vendit.

d) Gatishmërine për të sakrifikuar për të mbrojtur dhe promovuar të mirën e vendit.

Pra, Atdhetarizmi/Patriotizmi është një ndjenjë krenarie dhe një ndjenjë dashurie ose përkushtimi ndaj atdheut tend.

Ky është një tipar/faktor i fuqishëm që me modesti bashkon të gjithë qytetarët e ndershem te nje kombi.

Atdhetarizmi eshte gjithe perfshires në dashurine dhe shqetesimin e përbashkët për vendin qe quajme Atdhe.

Une e quaj veten Atdhetar dhe JO Nacionalist per arsyet e permendura lart.

Azem Kovaçi Shkurt 2023.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne