Nafta e Kirkukut do të eksportohet përsëri nëpërmjet Turqisë

Kryeministri i Irakut, Haydar al-Ibadi tha se nafta e Kirkukut do të eksportohet përsëri nëpërmjet Turqisë.

Ibadi, në konferencën për shtyp në Bagdad, iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me eksportin e naftës së Kikukut.

Duke bërë të ditur se kanë marrëveshje me Administratën Rajonale Kurde të Irakut (KRG) për eksportin përsëri të naftës në fjalë nëpërmjet Portit Ceyhan (Turqi).

“Me Administratën Rajonale Kurde të Irakut kemi konsensus për zgjidhjen më tej të mosmarrëveshjeje që përjetohen mes nesh” tha Ibadi.

Ai tha gjithashtu se në lidhje me këtë çështje vazhdojnë bisedimet ndërmjet Turqisë dhe KRG-së./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne