Nafta për Sirinë dhe tradhtia e Egjiptit

Analisti arab Abdel Bari Atawan kthehet në edicionin e ri të gazetës Rai al-Youm me një artikull mbi veprimet e paligjshme të marinës britanike në Ngushticën e Gjibraltarit, më 4 korrik.

Ai shkruan: “Marina britanike, në përputhje me sanksionet e BE kundër Sirisë që nga viti 2011, kapi një tanker gjigant të naftës me flamur panamez në Ngushticën e Gjibraltarit dhe që po transportonte 300,000 fuçi naftë iraniane në portin sirian të Banyas. Dokumentet që lidhen me ngarkesën e cisternës tregojnë se ajo ishte irakiane. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se anija është iraniane dhe është ngarkuar në një nga portet e Iranit. 300.000 fuçi naftë iraniane kalojnë çdo ditë në Kinë. Kjo shifër mund të rritet dhe as Shtetet e Bashkuara e as Mbretëria e Bashkuar nuk mund të bëjnë asgjë për këtë. Ata nuk do të jenë në gjendje t’i kundërvihen cisternave kineze, turke, indiane dhe evropiane, nga frika e pasojave globale që mund të ketë një veprim i tillë. Nëse anija do ishte kapur për transportimin e armëve, kjo do të ishte e kuptueshme. Por cisterna me naftë iraniane është konfiskuar për shkak se ajo ka eksportuar naftë për nevojat e më shumë se 17 milionë sirianëve që nuk kanë karburante dhe janë të lodhur në radhët e gjata në hyrje të pikave të karburantit. Qasja e marinës britanike është antiteza e të gjitha vlerave dhe të drejtave të njeriut. Sanksionet kundër Sirisë janë të njëanshme dhe asnjë rezolutë e OKB-së nuk e legjitimon këtë veprim. Çuditërisht, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, që dërguan aeroplanët e tyre luftarakë në hapësirën ajrore siriane dhe irakiane si pjesë e një koalicioni ushtarak prej 60 vendesh të udhëhequr nga Uashingtoni, kurrë nuk kanë kapur një cisternë nafte të grupit terrorist ISIS që pretendojnë se e luftojnë. Përmes ndërmjetësve, ISIS e shiti naftën e tij në Turqi dhe Kurdistanin irakian për disa vjet për një të ardhur ditore prej 3 milion dollarë. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, në territorin sirian, as milingonat nuk shpëtuan nga gjuetia e avionëve të koalicionit amerikan. Ne mund të ndiejmë vetëm dhimbje dhe pikëllim, sepse qeveria egjiptiane po parandalon furnizimet e naftës në Siri përmes Kanalit të Suezit dhe po zbaton regjimin e sanksioneve evropiane. Duke mos qenë anëtar i BE-së, Egjipti nuk është i detyruar të përmbushë kërkesat evropiane, por po vepron kundër fqinjit të vet, në procesin e shpërbërjes së vendeve të botës arabe. Si rezultat, cisterna e naftës në fjalë u detyrua të udhëtojë shumë, duke anashkaluar kontinentin afrikan dhe duke kaluar nëpër Ngushticën e Gjibraltarit para se të hyjë në Mesdhe, sepse Egjipti ia mohoi asaj qasjen në kanalin e Suezit. Fatkeqësia e arabëve dhe e njerëzimit është pikërisht kjo. Sirianët që mbetën në vend janë viktimat e para të bllokadës dhe shtypjes evropiane. Evropa ka treguar shtypjen dhe injorimin më të madh ndaj këtij populli. “/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne