Naftë në Shpirag, Balluku jep detaje: I hap rrugë investimeve të mëdha

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se ishte zbuluar naftë në pusin Shpiragu 4 në afërsi të Beratit. Ndërsa sot në një konferencë për mediat ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila shoqërohej nga përfaqësuesi i kompanisë Shell, dha detaje lidhur me potencialin e zbulimit në zonën  2 dhe 3 në Shpirag në Berat.

Belina Balluku :Është një ditë e shënuar përsa i preket industrisë së naftë dhe gazit në vendin tonë. Pas disa vitesh nga aktivitetet kërkuese dhe vlerësues në Shqipëria kompani Shell konfirmon potencialin e zbulimi të naftës në bllokun 2 dhe 3 zona e Shpiragut në Berat. Ky është zbulimi i parë i naftës pas 30 vitesh në Shqipëri. Kompani Shell ka qenë këmbëngulëse në pusin Shpirag 4 ku rezultatet e mëparshme kanë konfirmuar cilësinë e naftës së papërpunuar dhe ekzistencën e rezervave të mundshme të naftës Gjithashtu rezultatet e fundit konfirmojë se struktura e rripit naftëmbajtës është me porozitet të lartë, duke e bërë nxjerrjen e naftës më të lehtë dhe më pak të kushtueshme. Konfirmimi në pusin Shpirag  4 i jep Shell garanci të vazhdojë punime në Shpirag 3. Në fund të fazës së vlerësimit nëse pusi përmbush pritshmërinë Shell do të fillojë prodhimin duke u bërë një aktor i rëndësishëm në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri.

Ky zbulim i jep Shell garanci për të vijuar punimet në Shpirag 3, e për të përfunduar më pas programin e vlerësimit. Në fund të fazës së vlerësimit, nëse pusi përbush pritshmëritë, Shell do fillojë prodhimin në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri. Prodhimi aktual i naftës së papërpunuar, është 18 mijë fuçi në ditë, nga ky pus, potenciali është të prodhojë disa mijëra fuçi në ditë, gjë që vërteton rëndësinë e këtij zbulimi.

Ky zbulim do ketë implikime të rëndësishme ekonomike si për kompaninë edhe për vendin. Sipas marrëveshjes së hidrokarbureve Shqipëria përfiton pjesën e saj të prodhimit, rend minerare, pjesën e prodhimit, tatim fitimin që në fuçinë e parë. Do stimulohet punësimi, do rritet furnizimi me naftë në rafineritë vendase. Do krijojë standarde më të larta, konfirmimi i këtij zbulimi i hap rrugë investimeve të ardhme. Jemi në kontakte me kompani të tjera të mëdha që kanë shprehur interes për investime në të ardhmen, por sqaroj se jemi në fazat e hershme.

Përfaqësuesi i Shell: Jam i lumtur që jam mes jush për të testuar testin fillestar. Shell ka qenë aktiv që në 2012 dhe kemi operuar në këtë zonë që po diskutojmë që prej 2016. Siguria në punë është kryesorja për ne, dhe ajo kapërcen ambicien tonë.  Kemi dedikimin për të bërë kontribut pozitiv në Shqipëri dhe ky është përmes taksës, mallrave dhe produkteve si dhe punësimeve lokale. Kemi investuar disa qindra miliona dollarë dhe punojmë kompani shqiptare. Testi që po kryejmë doli siç duhej me disa fuçi në ditë dhe hapi tjetër është që të kryejmë një test të zgjeruar për të bërë shpime të tjera deri në përfundim për investime./tvklan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne