Naftëtarët e Ballshit rinisin protestat: Kërkojmë rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri. Ata kërkojnë rifillimin e punës në rafineri dhe uzina të marrë lëndën e parë.

Cilat janë kërkesat tuaja?

Punëtori: Ne duam që të na japin zgjidhje pasi arsyeja e protestës është rifillimi i punës në rafineri.

Cilat janë arsyet e mosfillimit të punës?

Punëtori: Mungesa e lëndës së parë. Pika më e rëndësishme e jona është rifillimi i punës në rafinerinë tonë, pasi vetë jeta jonë është e lidhur ngushtë me të. I bëjmë thirrje Ramës që të kujdeset personalisht për ti dhënë zgjidhje njëherë e mirë. Le ta mbyllin nëse kjo rafineri nuk ka të ardhme dhe të na japin librezat e rrogat. Punëtorët janë të zhgënjyer nga kompania.

Si do të vijoni për zgjidhjen?

Punëtori: Më qartë se kaq, ne kemi lidhur jetën me këtë rafineri, Bëmë protesta, Nuk e kuptoj se çfarë proteste duhet të bëjmë më tani. Kërkojmë rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne