Naftëtarët e Fierit përplasen me deputetin e PS-së: Haram e paçi votën tonë

Ngjashëm më banorët e Sharrëz, naftëtarët e Ballshit dhe Fierit kanë mbërritur në këmbë në Tiranë. Ata janë duke protestuar para ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës për shkak se kanë një vit pa marrë rrogat. Po ashtu, pak minuta më parë ata kanë përfunduar dhe takimin me ministrin Gjiknuri ku kanë dalë me një lajm të mirë.

Ndërkohë, në protestë ka shkuar edhe deputeti i Mallakastrës, Ismet Beqiri për të qetësuar disi situatën, por protestuesit nuk e kanë pritur aspak mirë prezencën e tij, madje pati edhe nga ata që tentoi ta shtynte fizikisht.

“Haram e paçi votën tonë”, – është dëgjuar një prej protestuesëve.

Nga ana e tij, deputeti nuk është larguar menjëherë dhe u është drejtuar turmës: “Nuk me provokon dot njeri mua”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne