Nancy Pelosi: Vizita e fundit e Trump në Arabinë Saudite me shumë dilema

Liderja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës e ka quajtur me shumë dilema vizitën e fundit të Donald Trump, presidentit të Amerikës në Arabinë Saudite dhe deklaroi se do të zhvillojë hetime në lidhje me këtë vizitë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nancy Pelosi të premten në një intervistë me kanalin informativ MSNBC të Amerikës, tha se Trump në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, ka vizituar Arabinë Saudite dhe ky veprim është i çuditshëm duke marrë parasysh implikimin e Riadit në sulmet e 11 shtatorit. Liderja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës në vazhdim vuri në dukje faktin se ajo ishte aktive në hetimet në lidhje me sulmet e 11 shtatorit dhe tha se në Amerikë ekzistojnë dyshime dhe dilema të mëdha në lidhje me implikimin e Arabisë Saudite në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Vlen të theksohet se kohë më parë janë publikuar 28 faqet e raportit të grupit hetues të Kongresit të Amerikës i cili është përgatitur disa muaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Në këtë pjesë të raportit thuhej se disa prej rrëmbyesve të avionëve ishin të mbështetur nga disa funksionarë të Arabisë Saudite. 15 prej 19 rrëmbyesve të avionëve që kryen sulmet e 11 shtatorit, ishin shtetas të Arabisë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne