Napoli shqiptarëve u kapen 17 Kg. kokainë dhe 400 000 euro

Nga Gjergji Thanasi

Roja e Financës në Napoli ushtroi kontroll në një kamion tëardhur nga Holanda. Me ndihmën e qenit antidrogë Freesbe në kamion u zbuluan 17 Kg. kokainë e pastër. Kokaina ishte e ambalazhuar në 15 “bukë” (pako). Nëse kjo sasi kokaine do tëshitej me cmim pakice, narkotrafikantët shqiptarë do fitonin 5 milion euro. Në kamion u zbuluan edhe 20 Kg duhan i grirëkontrabandë. Duhani ishte ngarkuar në Luksemburg dhe ishte i markave Marlboro dhe Chesterfield. Kamionisti narkotrafikant u arrestua në kushtet e flagrancës dhe u dërgua në Burgun Poggiareale.

Financierët napoletanë në këto ditë pandemie të Virusit Covid-19 u kapën narkotrafikantëve shqiptarë edhe 400 000 euro kesh të fituara nga shitja e drogës. Në fund të shkrimit po vendosimnjë video mjaft interesante, ku është filmuar i gjithë ky aksion antidrogë i financierëve italianë.

Videoja e aksionit të Financës Italiane:

https://www.youtube.com/ëatch?v=GPSrYZydk5M

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne