Nasrallah paralajmëron: Bregu Perëndimor në listën e njohjeve të SHBA

Hezbollahu paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara munden më pas të zgjedhin të njohin “sovranitetin” e Izraelit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar nga Tel Avivi, nëse bota arabe nuk vepron.

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libaneze, Sejed Hasan Nasrallah, e dha këtë paralajmërim gjatë një fjalimi të martën. “Kur e gjithë bota e lejon Trumpin të deklarojë Jerusalemin si kryeqyteti i përjetshëm i Izraelit, dhe sidomos bota arabe mbetet e heshtur, kjo hap rrugën për të gjitha shkeljet e tjera amerikane”, tha ai. “Ne duhet të presim që Trump të njohë sovranitetin izraelit mbi Bregun Perëndimor”, shtoi Nasrallah. Ai tha se një lëvizje e tillë e mundshme “është pjesë e marrëveshjes së shekullit”, duke iu referuar një propozimi të Uashingtonit për konfliktin izraelito-palestinez. Nasrallahu vuri në dukje deklaratat e bëra nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo gjatë një vizite të kohëve të fundit në Liban ku e cilësoi Hezbollahun si një pengesë për realizimin e ëndrrave të popullit libanez. Nasrallah tha se lëvizja e tij ishte në shërbim të mbrojtjes së Libanit, siç ishte rasti gjatë disa agresioneve të Izraelit ndaj këtij vendi. “Hezbollahu mbështeti ëndrrat e popullit libanez për të rifituar pjesën e tokës së tyre, e cila ishte pushtuar nga Tel Avivi dhe kërkon çrrënjosjen e korrupsionit, theksoi Nasrallah duke shtuar: “Pompeo po përpiqet të na nxitë dhe dëshiron libanezët të derdhin gjakun e njëri-tjetrit. Pompeo është frustruar me stabilitetin dhe bashkëjetesën paqësore në Liban”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne