Nasrullah: Amerika është mosbesuese

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah e ka cilësuar Amerikën si mosbesuese dhe ka thënë se Amerika nuk është besnike as ndaj aleatëve dhe as ndaj marrëveshjeve.

Hasan Nasrullah, deklaroi se Amerika sa hap e mbyll sytë i ka lënë kurdët të vetëm dhe shtoi: Ky është fati i atyre personave të cilët shpresat i varin tek Amerika. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut deklaroi se Amerika nuk mbështet aleatët e saj dhe nuk respekton asnjë marrëveshje. Askush nuk mund t’i besojë Amerikës dhe çdokush që e bën këtë përfundon keq. Ditën e hënë Donald Trump pas bisedës telefonike që pati me Rexhep Taip Erdogan , deklaroi se tërheqjen e forcave amerikane nga veriu i Sirisë dhe i dha dritë jeshile Turqisë që të nisë një operacion për kontrollimin e kurdëve. Më herët forcat amerikane në Siri ishin aleatë me forcat kurde YPG. Më herët autoritetet e Amerikës dhe Turqisë kishin rënë dakord për krijimin e zonës së sigurisë në veri të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne