Nasrullah: Krizat rajonale janë në favor të Izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, Sejed Hasan Nasrullah deklaroi se krizat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut i shërbejnë interesave të regjimit izraelit.

Nasrullah i bëri këto deklarata në një fjalim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit. Ai vuri në dukje se përkujtimi i Ditës Ndërkombëtare të Kudsit po përhapet në të gjithë botën, duke thënë se më shumë vende po organizojnë manifestime antisioniste në Ditën Ndërkombëtare të Kodsit që kur kjo ditë u emërua nga themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Khomeini. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut tha se qëllimi kryesor i krizave dhe luftërave më të fundit në rajon ishte që vendet e rajonit të harrojnë çështjen e Palestinës dhe të pranojnë kushtet e Tel Avivit. Ai shtoi se regjimi izraelit po përfiton nga situata aktuale në rajon që të margjinalizojë çështjen e Palestinës. Sejed Hasan Nasrullah, në fjalën e tij tha se grupet terroriste takfiriste si ISIS dhe Fronti al-Nusra, u formuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet aleate të Uashingtonit për të rrëzuar qeverinë e Sirisë, të cilën ai e përshkroi si një pengesë për çdo kompromis në lidhje me çështjen e Palestinës . Ai shtoi se ISIS u dërgua në Irak, pasi qeveria e Bagdadit shprehu mbështetje të patundur për grupet e rezistencës. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut vlerësoi rolin e Iranit si mbështetësi kryesor i Palestinës dhe i grupeve të rezistencës. Ai tha se Arabia Saudite po përpiqej të izolonte Iranin në rajon dhe të zhvendoste luftën në territorin e Iranit, por shtoi se Riadi ishte shumë i dobët dhe i frikësuar për të nisur një luftë të tillë kundër Iranit. Shefi i Hezbollahut tha se Izraeli po shmang një luftë me Libanin ose Rripin e Gazës, pasi e di se një agresion i tillë do ti kushtonte shtrenjtë dhe shtoi se regjimet që komplotojnë kundër boshtit të rezistencës duhet ta dinë se nuk do të arrijnë asgjë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne