Nata e Kadrit, njihuni me punonjësen e kryeministrisë që agjëron prej 9 vitesh (Foto)

Gjatë muajit të Ramazanit Kiti Shabanaj, punonjëse në Kryeministri shkëputet për pak kohë nga puna për të falur namazin në Xhaminë më të afërt.

Kiti nuk vjen nga një familje praktikante myslimane dhe vendimi për t`u mbuluar me shami i gjeti të papërgatitur të afërmit e saj. Ajo shprehet gjithashtu se lidhja me fenë nuk ka ndikuar në marrëdhëniet familjare.

“Lidhja ime me fenë islame nuk është ndikuar as nga lidhet familjare dhe as nga lidhjet shoqërore. Unë kam filluar vetë të lexoj në lidhje me islamin”.

Agjëron prej gati nëntë vitesh. Besimi në islam thotë se e ka ndryshuar jo vetëm shpirtërisht por edhe në marrëdhënie me të tjerët.

Mund të them se është besimi më i bukur që më ka ndryshuar gjithë jetën time”.

31 Maj në kalendarin islam përkon me Natën e Kadrit. Agjërimi dhe falja në këtë datë për besimtarët merr tjetër vlerë, shkruan OraNews.

Është një natë e cila e ka shpërblimin më shumë se 1 mijë muaj”.

Në këtë muaj të shenjtë, Kiti thotë se çdokush duhet të afrohet në rrugën e Zotit sipas saj besimi ka përgjigje për çdo shqetësim apo dilemë.

 

 

 

 

burmi: /dita

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne