Nata e Kadrit, protesta e opozitës shtyhet më 2 qershor

Protesta e 7 kombëtare e opozitës së bashkuar është shtyrë më 2 qershor. Më parë opozita kishte lajmëruar se protesta e radhës do të mbahej në datën 31 maj, por për shkak të Natës së Kadrit plani është ndërruar dhe protesta do të mbahet ditën e dielë, më 2 qershor në orën 19:00.

Protesta e radhës u vendos menjëherë pas mbylljes së protestës së 25 majit, ku kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me ish-deputetët, kryetarët e degëve dhe kryebashkiakët opozitarë.

Ndërkohë për shkak të vendosjes së protestës më 31 maj fillimisht nga opozita, kryeministri Edi Rama shtyu hapjen e fushatës më 1 qershor./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne