Shqiperia

Nata e Palestinës

Në datë 10 qershor 2018 Instituti i Medias së Lire do të organizojë takimin e përvitshëm:

NATA E PALESTINËS

Në këtë takim i cili nis në orën 5.00 pm dhe vazhdon deri në 9.00 pm do të prezantojnë folës të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova, Palestina, Amerika, Britania e Madhe dhe bota mbi tragjedinë palestineze.

Takimi do të përmbajë prezantime nga ambasadori i Palestinës Yasser al Najjar, historianë, publicistë, poetë dhe aktivistë të çështjes palestineze. Takimin do e pershendesin aktiviste te ceshtjes palestineze sikur gazetarja britanike Lauren Booth, Dr. Paul Larudee etj.

Takimi do të mbyllet me një darkë / iftar.

Të interesuarit luten të na kontaktojnë në emailin info@mediaelire.org apo me sms në numrin e telefonit 0693563335, apo në facebook që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre. Shtypni butonin going – apo do shkoj – nese do te vini. Me pas do kontaktoheni ne privat per detajet.

Personat që kanë punime për Palestinën, libra, poezi apo persona që mendojnë se duhet të prezantojnë në këtë mbrëmje janë të lutur që të na kontaktojnë në privat.

Vendodhja e takimit do të behet ne nje nga hotelet kryesore te Tiranes i cili do njoftohet ne ditet ne vijim.

Me nderime,

Organizatorët