Bota

Nata e turpshme në Egjipt! U festua pushtimi i Palestinës

Në deklaratën e bërënga Ministria e Punëve të Jashtme të regjimit sionist izraelit lidhur me festimin u tha: “Ambasada izraelite në Egjipt organizoi një ceremoni në një hotel në sheshin Tahrir në qendër të Kajros, me rastin e 70 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Izraelit (Nakba palestineze, 15 maj).”

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ministria u raportua se në ceremoninë e cila u organizua me rastin e pavarësisë së Izraelit, morrën pjesë një grup diplomatësh, biznesmen dhe përfaqësues të qeverisë egjiptiane.

Sipas deklaratës, ambasadori izraelit në Kajro, David Govrin në ceremoni u shpreh kështu: “Partneriteti i fortë midis Egjiptit dhe Izraelit është një shembull dhe model për zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare në mbarë botën.”

“TASHMË IZRAELI NUK ËSHTË NJË ARMIK, POR NJË SHTET MIK”

Duke iu referuar ndryshimeve në marrëdhëniet e vendeve arabe me Izraelin Govrin tha: “Izraeli nuk shihet si armik, por si një partner në formimin e një realiteti të ri dhe më të mirë në rajon, bazuar në rritjen e stabilitetit dhe ekonomisë.”

Ndërsa aktivistët në Egjipt bënë thirrje që të bojkotohet festimi i pavarësisë së Izraelit, e njohur nga palestinezët, arabët dhe myslimanët si Dita e Nakbas.

THIRRJA E POPULLIT EGJIPTIAN PËR BOJKOTIM TË CEREMONISË

Organizimi i të ashtuquajturave festime të pavarësisë në Egjipt dhe pjesëmarrja e zyrtarëve të qeverisë egjiptiane në këto festime shkaktuan reagime të ashpëra nga populli egjiptian. Përdoruesit egjiptianë të rrjeteve sociale bënë thirrje që të bojkotohet kjo ceremoni, duke theksuar se atë e shohin si një shantazh ndaj popullit egjiptian i cili në mënyrë të rreptë e refuzoi normalizimin me Izraelin.

PERIUDHA E CEREMONIVE TË VOGLA U BË HISTORI

Në anën tjetër, në postimin e gazetës izraelite, Yedioth Ahronoth, në rrjetet sociale u tha: “Pas ceremonive të vogla që disa vite, ambasada izraelite në Kajro po organizon një ceremoni të madhe në të cilën marrin pjesë zyrtarë egjiptianë, gazetarë, biznesmenë dhe intelektualë.”

Në postim u deklarua se: “Ceremonia u zhvillua në Egjipt ku nuk u organizua asnjë ngjarje zyrtare izraelite që më shumë se 10 vjet.”

ÇFARË ËSHTË DITA E NAKBAS?

Dita e Nakbas do të thotë “dita e fatkeqësisë”. Fjala Nakba, nekbet, ose nikbet përdoret për të përshkruar shpalljen e pavarësisë së Izraelit dhe ngjarjet që kanë ndodhur pas asaj date, që për palestinezët konsiderohet si një fatkeqësi. Për këtë arsye, data 15 maj 1948, e cila është një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Izraelit me 14 maj 1948, u simbolizua si Dita e Nakbas.

QENDRA TAHRIR KU U ORGANIZUAN FESTIMET

Sheshi Tahrir, i cili është bërë simbol i revolucionit popullor që i dha fund regjimit tridhjetë vjeqar të Husni Mubarekut në Egjipt, vazhdon të jetë një “dëshmitar i heshtur” i atyre ditëve, pavarësisht faktit se janë fshirë gjurmët që e pasqyrojnë revolucionin gjatë gjashtë viteve të fundit dhe ka ndryshuar pamja.

Shehi Tahrir ku u ndez fitili i revolucionit me 25 janar 2011, ka ndryshuar pamjen që mbanë gjurmët e revolucionit. Përveç ndryshimeve të bëra në sheshin nga i cili revolucionarët nuk largoheshin për asnjë moment deri sa presidenti Mubarek u largua nga pushteti, po ashtu, me kërkesen e Universitetit Amerikan të Kajros janë fshirë edhe grafitet e vizatuara në mure.

Përveç kësaj, janë shpenzuar 1.5 milionë monedha egjiptiane (79 mijë dollarë) për të vendosur dyer të hekurta në tri hyrjet e sheshit Tahrir dhe shtiza flamujsh në shesh në gjatësinë 45 metra.

Burimi : Rast Haber/ mL