Natanjahu gris dokumentin politik të Hamasit

Kryeministri i regjimit sionist të dielën ka grisur një dokument politik të Hamasit, duke e quajtur atë si ‘dokument plot neveri dhe urrejtje’.

Benjamin Natanjahu gjatë një fjalimi i cili u transmetuar nga media të ndryshme izraelite, ka njoftuar se Hamasi me këtë dokument dëshiron të mashtrojë botën. Ai ka shtuar: Dokumenti i Hamasit plotësisht është i pavërtetë dhe ka njoftuar se Izraeli nuk ka të drejtë të ekzistojë dhe çdo centimetër e territorit palestinez t’i kthehet palestinezëve. Kryeministri izraelit gjithashtu theksoi se Hamasi nuk do të jetë i kënaqur as me shkatërrimin e Izraelit. Ai ka shtruar pyetjen se, pse Hamasi thekson se nuk ekziston asnjë konsensus për krijimin e shtetit palestinez? Qëllimi është shkatërrimi i Izraelit… ata duan t’a shkatërrojnë Izraelin”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne