Nato dërgon drejt Afganistanit forca të reja nga Shqipëria

Kontingjenti i 3 i Forcave të Armatosura i është nisur drejt Afganistanit, ku do të japin kontributin e tyre në Herat. Ndërkohë, ka mbërritur në Rinas kontingjenti i FA që ishte me shërbim në Kabul.

Në ceremoninë e zhvilluar në Rinas ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në fjalën e saj, ministrja deklaroi se momente të tilla bëjnë krenarë gjithë shqiptarët, ndërsa shtoi se do të rritet me 60% prezenca e FA në Afganistan.

“Moment që na bën të ndihemi krenar për arritjet tona. FA përkrah aleatëve për vendosjen e paqes, sigurisë dhe kthimit të normalitetit në një pikë shumë të nxehtë të globit. Mbetemi të angazhuar për të vijuar kontributin duke rritur me 60% prezencën tonë në Afganistan”, tha Xhaçka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne