NATO dislokon forca ushtarake në Rumani

Një grup i trupave shumëkombëshe nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), filloi sot dislokimin ushtarak në Rumani në përballje me Rusinë.

Siç raporton Reuters ,NATO nisi forcën e re shumëkombëshe në Rumani, në një aksion të ri të NATO-s për t’u përballur me Rusinë dhe praninë e saj në Detin e Zi, veçanërisht pasi Krimeja u bashkua me Rusinë në vitin 2014. Fillimisht, një grup i vogël trupash nga 10 vende të NATO-s, duke përfshirë Italinë dhe Kanadanë, si dhe Rumaninë si vend pritës, do të bashkohen me rreth 900 trupa amerikane të bazuara aktualisht në Rumani. Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka hedhur poshtë pretendimet se aleanca ushtarake po shkakton një konflikt të ri me Moskën, duke thënë megjithatë se NATO është alarmuar nga veprimet ushtarake të intensifikuara të Rusisë pranë kufijve të saj perëndimorë. “Ne jemi të shqetësuar nga lëvizjet ushtarake të Rusisë pranë kufijve tanë dhe nga mungesa e transparencës kur bëhet fjalë për manovrat ushtarake si Zapad 2017”, tha Stoltenberg në lidhje me një stërvitje të kryer në shtator midis Rusisë dhe Bjellorusisë, që NATO thotë se përfshinte rreth 100,000 trupa. Rusia mohoi këtë pretendim dhe theksoi se numri i përgjithshëm i trupave që morën pjesë në këtë stërvitjen ishte rreth 10,000./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne