NATO fillon në Bukuresht stërvitjen “Mburoja e Detit 2018”

Sipas informacioneve të marra nga burimet e NATO-s, stërvitja do të zhvillohet ndërmjet datave 6-9 maj.

Në stërvitje marrin pjesë 7 vende aleate në NATO: Turqia, Spanja, Bullgaria, Rumania, Anglia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Greqia.

Stërvitja “Mburoja e Detit 2018”, që është edhe më e madhja që zhvillohet në Detin e Zi, do të realizohet me 3 avionë patrullues detarë, pjesë e Grupit të Përhershëm Detar-2 të NATO-s, 5 avionë luftarakë dhe 21 anije luftarake.

Me këtë stërvitje NATO synon të zhvillojë aftësinë e saj për të vepruar në mënyrë efektive dhe të shpejtë ndërmjet aleatëve.

Këtë vit NATO planifikon të realizojë 106 stërvitje.

Ndërsa aleatët e NATO-s pritet të marrin pjesë në rreth 180 stërvitje kombëtare dhe shumëkombëshe./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne