Bota

NATO modernizon avionët AWACS

Aleanca e veri-atlantikut (NATO) ka nënshkruar me kompaninë “Boeing International” një kontratë në vlerë 1 miliardë dollarë për modernizimin e avionëve për vëzhgim dhe paralajmërim të hershëm (AWACS).

Marrëveshja u nënshkrua me një ceremoni të organizuar në aeroportin Melsbroek në Belgjikë me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Michael Arthur, kryetarit të kompanisë “Boeing International”, që është një nga prodhuesit më të mëdhenj të avionëve dhe helikopterëve civilë dhe ushtarakë në botë.

Në fjalën e mbajtur këtu Sekretari Stoltenberg kujtoi se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në ShBA avionët AWACS të NATO-s kontribuuan në Afganistan pastaj në luftën e koalicionin ndërkombëtar kundër DAESH-it, ndërsa tani, modernizimi tregon rëndësinë që i jep aleanca teknologjisë së përparuar.
t
Stoltenberg theksoi se me këtë modernizim avionët AWACS do të kenë rrjete komunikimi më të zhvilluara dhe kështu aleanca do të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë e komuniteteve.

Ndërkaq kryetari i kompanisë “Boeing International”, Michael Arthur nga ana e tij tha që marrëveshja e re tregon angazhimin e NATO-s për të punuar me industrinë për të mbajtur të fortë aleancën transatlantike.

Duke vënë në dukje se “NATO është një aleancë që vazhdon të adaptohet” Arthur tha se 16 aleatë të NATO-s financuan marrëveshjen në fjalë.

Modernizimi financohet nga 16 aleatë të NATO-s në mesin e të cilëve ndodhet edhe Turqia./ trt

OPINIONE