Bota

NATO përshëndet bashkëpunimin Turqi-ShBA në veri të Sirisë

Në një konferencë shtypi përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, i cili do të mbahet nesër në kryeqytetin belg Bruksel, Stoltenberg tha se Turqia është një aleate e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit në jug.

“Unë e mirëpres bashkëpunimin mes Turqisë dhe ShBA-së në veri të Sirisë. Ne vërejmë se si ShBA-ja me Turqinë në takimet bilaterale që realizojnë në kuadër të samiteve të NATO-s diskutojnë edhe për zhvillimin e bashkëpunimit në Siri dhe presim që kjo të ndodhë edhe në ministerialin e nesërm”, shtoi ai

Në deklaratat që bëri, Stoltenberg përkrahu vendimin e ShBA-së për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), ndërsa Rusinë e akuzoi për shkeljen e traktatit.

“ShBA-ja kishte 6 muaj kohë për t’u tërhequr nga traktati dhe për Moskën ky afat kishte qenë shansi i fundit,- u shpreh Stoltenberg,- ndërsa shtoi se në takimin e ministrave të Mbrojtjes (së NATO-s) do të diskutohet edhe mbi masat që mund të ndërmerren kundër Rusisë.

Përveç INF-së sqaroi më tej Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, në takimin e të mërkurës do të diskutohen edhe tema të tjera si: statusi i misioneve të NATO-s në Afganistan, Irak dhe Kosovë; bashkëpunimi NATO-Bashkimi Evropian (BE), shpenzimet e aleatëve për mbrojtjen dhe ndarja e barrës./ trt

OPINIONE