NATO reagon ndaj deklaratës së Presidentit rus Vladimir Putin

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit rus Vladimir Putin mbi armët e reja bërthamore.

Zëdhënësja e NATO-së Oana Lungescu në një deklaratë me shkrim tha se “Kemi shënuar deklaratat e Presidentit Putin të dhëna më 1 mars”.

“Deklaratat e Presidentit rus, të cilat kërcënojnë shtetet e Aleancës janë të papranueshme dhe të dëmshme. NATO ka theksuar shumë herë se sistemi i mbrojtjes raketore të NATO-s nuk e ka në objektiv Rusinë”, tha Lungescu.

Ajo nënvizon se sistemi i mbrojtjes raketore të NATO-s ofron mbrojtje ndaj kërcënimeve me raketa bërthamore që mund të vijnë nga jashtë prej zonës euro-atlantike.

Duke vënë në dukje se NATO është e gatshme t’i mbrojë të gjithë aleatët kundër çdo lloj kërcënimi, Lungescu thotë se “Ne nuk duam një Luftë të re të Ftohtë apo garë të armatimit”.

Lungescu po ashtu theksoi se NATO, përkundër “aktiviteteve agresive” dhe grumbullimit ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë të ndjekë një politikë e cila në plan të parë ka dialogun. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne