Nauert shprehet mbi lirinë e medias por shpërfill gazetarët palestinezë të vrarë nga Izraeli

htetet e Bashkuara të Amerikës nuk përmendin Izraelin në deklaratën për lirinë e medias.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tërhoqi vëmendjen pasi në deklaratën e bërë me rastin e “Ditës Botërore të Lirisë së Medias”, ndërkohë që dënoi vrasjen e gazetarëve në Maltë, Meksikë, Kosta Rika, Sllovaki dhe Afganistan, nuk përmendi 2 gazetarët e vrarë në Gazë nga ana e Izraelit.

“Ne këshillojmë me insistim që të jepet llogari për gazetarët e vrarë në Maltë, Meksikë, Kosta Rika, Sllovaki dhe korrespondentin e BBC-së në Afganistan” tha zëdhënësja.

Në këtë deklaratë ajo nuk përmendi gazetarët palestinezë Yasir Murteca dhe Ahmed Ebu Huseyin, të cilët u vranë nga snaiperët izraelitë ndërkohë që ndiqnin protestat në Gazë.

Kur asaj iu drejtua pyetja se përse nuk dha shembull Izraelin, Nauert u përgjigj duke thënë: “Për fat të keq në shumë vende të botës vdesin gazetarë. Pavarësisht se kjo është e rëndësishme nuk mund të shprehem për çdo gazetarë të vrarë në çdo vend të botës”.

“Për çështjen që u shprehët ne jemi gjithmonë të hidhëruar për ata që humbin jetën” u mjaftua të thotë zëdhënësja amerikane.

Ajo tha gjithashtu edhe se “Në lidhje me Izraelin, ka çështje më të mëdha për dhënien fund të dhunës dhe mendojmë se Izraeli ka të drejtën për tu mbrojtur” tha Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne