Ndahen detyrat për protestën e sotme, Basha në Vorë dhe Kryemadhi në Elbasan

Opozita e bashkuar fillon sot aksionin për mosbindjen civile. Qytetarë nga i gjithë vendit, si dhe përfaqësues të forcave politike opozitare do të dalin sot në rrugë ku do të bllokojë disa akse kryesore të rrugëve.

Siç edhe kanë njoftuar një ditë më parë, protestuesit do të bllokojnë katër akse kryesore të vendit nga ora 10:00 deri në orën 13:00. Lidhur me këtë protestë, edhe krerët e dy partive më të mëdha opozitare, PD dhe LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë ndarë “detyrat” dhe zonat ky do t’i bashkohen protestuesve.

Akset e bllokuara do të jenë, kryqëzimi i Milotit, që lidh Tiranën me Shkodrën, por dhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu do bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, që paralizon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës ku pritet të bashkohet dhe kryetari i PD Basha, si dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan, ku do të shkojë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pavarësisht paralajmërimit të opozitës, policia ka bërë të ditur se nuk kanë marrë njoftim ligjor për tubime. Ata kanë paralajmëruar organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne