Shqiperia

Ndahet nga jeta Luan Hajdaraga

Për tre ditë do të mbushte plot 70 vjeç, por ka mbyllur sytë pas një sëmundje të rëndë që kaloi. Luan Hajdaraga, një personalitet mjaft i njohur në skenën politike shqiptare, ndërroi jetë këtë të hënë pas disa muajsh që pësoi ishemi cerebrale.

Lajmi i hidhur është dhënë nga familjarët, teksa u dërgua në Turqi për mjekim më të specializuar.

Në Mars të këtij viti ish ministri i Mbrojtjes ndodhej në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ku dhe pati krizën e ishemisë. Pas disa kohësh në Spitalin e Neurologjisë, qeveria shqiptare akordoi një shumë për kurimin e tij në Turqi, ku dhe ndërroi jetë.

Hajdaraga ka qenë eksponent i lartë i PS-së, deputet i kësaj partie, ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2000, e më pas ka shërbyer dhe si zv. ministër i jashtëm në 2003./ tch

OPINIONE