Është ndarë papritur nga jeta Arben Burimi, një nga pronarët e “Kolonave”, një prej fastfood-ve më të njohura në Tiranë.
Faqja zyrtare në facebook e kompanisë ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit dhe të afërmit.
Një infarkt i papritur i ka marrë jetën biznesmenit tiranas mëngjesin e sotëm, në moshën 49-vjeçare.