Rajoni

Ndalimi nga policia serbe i artistëve, reagon kryeministri shqiptar

Një fotografi e Eliza Hoxhës që përmbante mbishkrimin UÇK dhe katalogu i saj janë ndaluar nga policia kufitare serbe, raporton Koha Ditore. Kufitarët serbë u druhen fotografive të Eliza Hoxhës. Kufitarët serbë po kontrollojnë në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.

Koha Ditore raporton se autobusi dhe fotografitë e Eliza Hoxhës po kontrollohen nëse ka ndonjë flamur të Kosovës. E per kete ka reaguar edhe kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj:

Postimi i plote i Haradinajt:

Autoritetet serbe me aktin e ndalesës në kufi të artistëve kosovarë, të ftuar në festivalin “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, po rrënojnë edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën, qoftë edhe përmes artit, si gjuhë universale.

Artistët dhe të rinjtë nga Kosova po i nënshtrohen bastisjes së rreptë në kufi me Serbinë, ku policia serbe ua ka bërë me dije se dy ekspozita nuk do të lejohen për shkak të përmbajtjeve artistike të tyre.

Me pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe ideve, Serbia po e minon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është në kundërshtim me frymën dhe vlerat europiane.

OPINIONE