Ermal Fataj lindur në Fier dhe banues në Ksamil është i dyshuari për ngjarjen tragjike të një dite më parë kur humbi jetën një adoleshente ruse.
Ai ka një motor uji që bën transportin e turistëve në ishujt e Ksamilit dhe dyshohet të ketë aksidentuar adoleshenten ruse që ishte në Ksamil me familjen e saj.
Burime nga policia thonë se Fataj e mohon të ketë qenë ai personi që ka goditur vajzën ruse, por hetuesit kanë gjetur në helikën e skafit flokë, të cilat po i nënshtrohen analizave për të vërtetuar nëse janë të adoleshentes ruse Kseniya Ryok apo jo.
Raportohet se pak pas ngjarjes Ermal Fataj tentoi ta fshihte skafin, por u zbulua nga policia. Hetimet vazhdojnë.