Rajoni

Ndalohet në Vjenë vëllai i Ramush Haradinajt (Deputet i AAK-së)

Vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Dauti, njëherësh edhe deputet i AAK-së është ndaluar në Vjenë për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga autoritetet serbe.

Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, i cili kaloi muaj të tëra në një process të tejzgjatur gjyqësor, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Daut Haradinaj.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ai është kapur nga policia në Vjenë, ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë.

Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30./indeksonline

OPINIONE