Ndalohet përdorimi i burkës në Danimarkë

Danimarka ka votuar për ndalimin e burkës, duke u bërë kështu shteti i pestë europian, që kalon një ligj të tillë.

Ligjvënësit kanë votuar për ndalimin e burkës me 75 vota pro. Ky ligj u propozua nga një qeveri e qendrës së djathtë.

Teknikisht ky ligj, ndalon mbulimin e fytyrës, me çdo lloj veshje. Politikanët insistojnë se ky ligj nuk është një përpjekje për të targetuar një fe të caktuar, megjithatë fakt është që veshje të tilla si burka, përdoren nga gra të besimit musliman. Shallet, trubanet dhe veshjet e hebrenjve nuk do të preken nga ky ligj.

Ministri i drejtësisë, Soeren Pape Poulsen, u shpreh se policia duhet të përdor logjikën e thjeshtë, kur të aplikojë këtë ligj, i cili hyn në fuqi në 1 Gusht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne