Bota

Me ndërhyrjen e Emirit të Katarit, pelegrinët katariot përjashtohen nga lejet elektronike

Pas ndërmjetësimit të Abdullah bin Ali Xhasem Al Thani, mbret i Katarit, Selman bin Abdul Aziz, mbreti i Arabisë Saudite u ka dhënë lejen pelegrinëve katariot që pa pasur viza elektronike të vizitojnë Arabinë Saudite.

Sipas uebsajtit Al Noshre, pas takimit të këtyre dy udhëheqësve të lartë të Katarit dhe Arabisë Saudite, mbreti Selman i Arabisë Saudite ka dhënë urdhër që pelegrinët katariot mund të hyjnë në territorin e Arabisë Saudite nëpërmjet kufijve tokësor pa pasur leje elektronike. Mbreti Selman po ashtu urdhëroi dërgimin e avionëve me shpenzime personale të tij për transportimin e pelegrinëve katariot. Ndërkohë, agjencia saudite zyrtare e lajmeve (SPA), ka raportuar se bin Selman gjatë takimit me mbretin e Katarit ka theksuar mbi “lidhjet e thella historike mes popullit të Arabisë Saudite dhe popullit të Katarit si dhe midis liderëve sauditë dhe familjes në pushtet në Katar”./ PT

OPINIONE

INTERVISTA