Bota

Nderi për të hyrë në histori si një vend që ndanë bukën dhe shtëpinë me të shtypurit na mjafton neve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia udhëtimin e saj historik të marrë në trashëgimi nga selxhukasit dhe osmanlinjtë do ta kurorëzojë me objektivat për të ardhmen.

Presidenti Erdogan, ka publikuar një mesazh me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës së Turqisë.

Në mesazhin e tij Presidenti falënderoi të gjithë ata që kontribuuan që Turqia të arrijë në nivelin në të cilën ndodhet sot, ndërsa shtoi se edhe pas kësaj Turqia me objektivat që ka përpara do të ngritët në një nivel më të lartë.

“Nderi i hyrjes në histori si një vend, i cili ndanë bukën dhe shtëpinë me të shtypurit e jo si një vend që ua kthen shpinën, na mjafton neve. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ky qëndrim ynë, nuk do të lejojmë që asnjë pengesë, asnjë sabotim, asnjë lojë të na largojë nga objektivat tona”, bëri të ditur Erdogan.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit turk preku edhe në luftën kundër terrorit, ndërsa përkujtoi edhe dëshmorët e rënë gjatë tentativës për grusht shteti të ndërmarrë më 15 korrik 2016, për të cilët tha se ata do të jetojë gjithmonë në kujtimet e popullit dhe identitetin e vendit.

“Suksesi i Turqisë mbanë të gjallë shpresat e të shtypurve dhe viktimave”, bëri të ditur Erdogan dhe vijoi me këto fjalë: “Për këtë arsye vendi ynë, edhe pse radhitet në vendin e 17 të ekonomive më të mëdha në botë, me anë të ndihmave humanitare që bënë në krahasim me të ardhurat kombëtare zë vendin e parë. Në një kohë kur të gjithë mbyllën dyert dhe zemrat e tyre për emigrantët, Turqia ishte vendi i vetëm, i cili hapi shtëpitë dhe zemrat, që përmbushi obligimet humanitare ndaj atyre”.

Erdogan gjithashtu bëri të ditur se fitoret gjatë historisë së popullit turk janë simbole të qëndrimit fisnik të tij.

“Vazhdimësia në historinë e kohës e udhëtimit tonë të madh që filluam prej selxhukasve dhe osmanlinjve e deri tek Republika, në dhashtë Zoti do ta kurorëzojmë me objektivat e vizionit të viteve 2023, 2053 dhe 2071”, përfundoi Erdogan.


OPINIONE