Ndërmjetësimi i pafrytshëm

Vizita njëditore e zyrtarëve më të lartë civilë dhe ushtarakë të Pakistanit në Arabinë Saudite me qëllim të ndërmjetësimit midis Dohës dhe Riadit u mbyll të hënën vonë pa ndonjë rezultat.

Kryeministri i Pakistanit Navaz Sharif i shoqëruar nga Shefi i Ushtrisë së Përgjithshme Kamar Xhaved Bajua dhe Këshilltari për Punë të Jashtme Sartaxh Aziz, takuan Mbretin saudit Salman gjatë një vizitei njëditore në Xhedah. Një delegacion i tillë i lartë civil dhe ushtarak tregon se Pakistani është shumë i interesuar të ulë tensionet midis Riadit dhe Dohas, por për Pakistanin nuk do të jetë e lehtë për t’i bindur sunduesit sauditë të ndryshojnë qëndrimin e tyre armiqësor ndaj Katarit. Kishte informacione se kryeministri i Pakistanit Nauaz Sharif dhe delegacioni i tij ndoshta do të vizitonin Katarin pas Arabisë Saudite për të përfunduar procesin e ndërmjetësimit nëse bisedimet në Xhedah do të sillnin rezultat të mirë. Por delegacioni pakistanez u largua nga Xhedah për në Islamabad. Sipas raportit të agjencisë zyrtare të lajmeve Saudite, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite nuk mori pjesë në takimin që tregon se Arabia Saudite nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale për të zgjidhur çështjen nëpërmjet diplomacisë dhe dialogut. Agjencia e lajmeve saudite në raportin e saj nuk tha asgjë lidhur me qëllimin e vizitës nga delegacioni i lartë i Pakistanit në Xhedah. Kjo agjenci raportoi vetëm se Mbreti Salman u takua me Kryeministrin Mohamrd Nauaz Sharif dhe shkëmbyen urime për ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në janar 2016, pas shpërthimit të tensioneve në lidhjet e Arabisë Saudite-Iranit, kryeministri i Pakistanit dhe shefi i ushtrisë së atëhershme, gjenerali Rahil Sharif, vizituan Riadin dhe Teheranin për të lehtësuar tensionin mes dy vendeve kryesore të botës muslimane. Por, pavarësisht përpjekjeve të mira të Pakistanit dhe Iranit duke e mirëpritur iniciativën e Pakistanit, asnjë hap pozitiv nuk është marrë nga Arabia Saudite dhe iniciativa nga Pakistani mbeti e pafrytshme. Është e domosdoshme që Pakistani të mbajë lidhjet e tij me Katarin dhe Arabinë Saudite, por kjo nuk është punë e lehtë për Pakistanin, veçanërisht në kohën kur Arabia Saudite po ushtron presion mbi Katarin dhe ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Katarin.

Katari dhe Pakistani janë partnerë të afërt strategjik dhe vëllimi i tregtisë mes dy vendeve është rritur në 300 përqind pasi nënshkruan marrëveshjen e gazit të lëngshëm natyror me vlerë shumë miliardë dollarëshe vitin e kaluar. Nën marrëveshjen prej 16 miliardë dollarësh Katari do të shesë gaz LNG në Pakistan për 16 vjet për të përmbushur kërkesat e brendshme të energjisë. Tani për tani, vëllimi i tregtisë dypalëshe midis dy vendeve është pothuajse 1 miliard dollarë. Ka një komunitet të madh pakistanez që jeton në Katar, i cili numëron mbi 50,000 që punojnë në fusha të ndryshme dhe dërgojnë remitanca çdo vit. Zyrtarë të lartë të të dyja vendeve vizitojnë rregullisht kryeqytetet e njëri-tjetrit për të forcuar më tej lidhjet e ndërsjella. Kryeministri i Katarit, Sheik Abdullah bin Naser bin Khalifa Al Thani gjatë një takimi me Shefin e Ushtrisë së Pakistanit, Kamar Xhaved Baxhua, në Doha, gjithashtu kishte kërkuar ndihmë gjatë Kupës së Botës së Futbollit në Katar, duke përfshirë sigurimin e fuqisë punëtore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne