“Ndërprerja e lidhjeve të mbrojtjes me Turqinë është ilegale””Ndërprerja e lidhjeve të mbrojtjes me Turqinë është ilegale”

Ambasadori i Katarit në Ankara, Salem bin Mubarak Al-Shafi, të shtunën deklaroi se ndërprerja e lidhjeve në fushën e mbrojtjes të vendit të tij me Turqinë është “një ndërhyrje e dukshme në çështjet e brendshme”.

“Kjo është kundër të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare”, tha Al-Shafi në një deklaratë me shkrim rreth kërkesës për mbylljen e bazës turke.

“Mbyllja e kësaj baze dhe kërkesa e ndërprerjes së marrëdhënieve tona të mbrojtjes me Turqinë do të ishte një ndërhyrje e dukshme në çështjet tona të brendshme, shkelje mbi të drejtën e sovranitetit tonë dhe marrja e mbikëqyrjes mbi ne”, tha ambasadori i Katarit në Ankara.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini në qershor ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin dhe imponuan një bllokim detar dhe tokësor, duke akuzuar Dohën për mbështetje të terrorizmit.

Katër shtetet paraqitën një listë kërkesash ndaj Katarit për t’i dhënë fund bllokadës, duke përfshirë edhe mbylljen e rrjetit televiziv Al Jazeera dhe bazën e tyre turke në Doha. Grupi i shteteve kërcënoi me sanksione shtesë nëse kërkesat nuk përmbushen.

Nga ana tjetër, Doha mohon akuzat e terrorizmit dhe pretendon se bllokada është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

Ambasadori Salem bin Mubarak Al-Shafi tha se: “Shteti i Katarit është anëtar aktiv në të gjitha platformat për luftimin e terrorizmit politikisht, finianciarisht dhe në ushtri. E njëjta gjë vlen edhe për koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të në luftën kundër DEASH-it”.

Ndërsa në lidhje me bllokadën, ai tha se, “Ne nuk mund të hyjmë në dialog mbi sovranitetin tonë, pavarësinë dhe çdo gjë që prek vendimin tonë të lirë”.

“Shumica e bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve botërore, duke përfshirë vendet kryesore (SHBA, Gjermania, Franca, Anglia, Rusia etj.) kanë hedhur poshtë praktikën e paligjshme të ashtuquajtur EBA kundër shtetit të Katarit”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne