Ndërron jetë Abdulaqim Ademi i BDI-së, ja kush ishte politikani tetovar

Abdulaqim Ademi, një ndër figurat qëndrore të BDI-së, ka ndërruar jetë në mesnatë nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte Sekretar i Përgjithshëm në partinë e Ali Ahmetit, një ndër themeluesit e saj, dhe që nga Marrëveshja e famshme të Ohrit mbante postin e n/kryetarit të zbatimit të saj në terren. Gjatë karrierës politike mbajti dhe postet e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe atë të Arsimit.

Në sjelljen publike si aktor politik, karakterizohej nga një komunikim i qetë dhe pa qëndrime ekstreme. Protagonizmi politik nuk iu shoqërua kurrë me ndonjë incident të rëndë a përfolje për afera.

Interesant ishte fakti se studimet për Metalulgji, nga Prishtina i zhvendosi në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1996.

Abdulaqim Ademi ishte nga Shemshova e Tetovës. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne