Shqiperia

Ndërron jetë aktori i humorit Fadil Hasa

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i humorit Fadil Hasa.

Ai lindi në Durrës me 8 prill 1940.

Spikati më shumë në role komike ne estradën e Durrësit.

Hasa ka luajtur edhe në filma si “Kronikë provinciale (2009), Mao Ce Dun (2007), Zëvendësi i grave (1987), etj.

Hasa kaloi pothuajse 30 vite në skenë. Ne mendjen e publikut do te mbeten rolet e tij tek “Dajrja”, skeçi “Sheqeri”, tekniku i lavatriçes, etj.

Gjate karrierës ka fituar shume tituj dhe vlerësime, qe nga “Artist i Merituar” e deri te 4 herë “Aktori më i mirë i humorit”.

Kohët e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë.

Etiketa

OPINIONE